
14:52 16/08/2022
Departamenti i Drejtësisë: Mban të dhëna të klasifikuara të cilat do të prishnin hetimin ndaj ish-presidentit
Departamenti i Drejtësisë kundërshton publikimin e detajeve nga urdhri për të kontrolluar pronën e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago javën e kaluar. Departamenti i Drejtësisë bëri të qartë seriozitetin e hetimit penal në vazhdim, duke thënë se ai “përfshin materiale shumë të klasifikuara“.
“Zbulimi i urdhrit te kontrollit në këtë fazë do të largonte bashkëpunimin në të ardhmen të dëshmitarëve, ndihma e të cilëve mund të kërkohet ndërsa ky hetim përparon, si dhe në hetime të tjera të profilit të lartë“, shkroi Departamenti i Drejtësisë. “Fakti që ky hetim implikon materiale shumë të klasifikuara nënvizon më tej nevojën për të mbrojtur integritetin e hetimit dhe përkeqëson dhe shkakton dëm nëse informacioni i zbulohet publikut në mënyrë të parakohshme ose jo të duhur“.
Departamenti i Drejtësisë tha në dosjen e tij se zbulimi i detajeve të hetimit “në këtë moment” do të “shkaktonte dëme të konsiderueshme dhe të pariparueshme në këtë hetim penal në vazhdim“.
Kërkesën për publikimin e urdhrit e ka kërkuar ish-presidenti i cili kontrollon dhe hetimin ndaj tij e lidh me një sulm tëmundshëm politik për ta dëmtuar për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme përballë demokratëve.
Mediat amerikane konfirmojnë se në shtëpinë e Trump të premten u sekuestruan edhe 3 pasaporta, dy të skaduara dhe një diplomatike e ish-presidentit të cilat më pas iu kthyen.
Mbështetësit e Trump kanë kundërshtuar këtë kontroll ndërsa në nivel politik çështja vijon të trajtohet si sulm i paprecedentë ndaj një ish-presidenti.
FBI dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare të premten lëshuan një paralajmërim për zbatimin e ligjit në të gjithë vendin duke vënë në dukje një “rritje të kërcënimeve të dhunshme të postuara në mediat sociale kundër zyrtarëve federalë“.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al