Hetimi për inceneratorët/ Deklarata e fortë e ish-ministrit të Financave: Kemi refuzuar miratimin e projektit të Elbasanit sepse procedura nuk ishte në përputhje me ligjin








Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dëshmuar sot në Komisionin Hetimor, në lidhje me procedurat që janë ndjekur për inceneratorin e Elbasanit, për të cilin Cani sqaron se e ka refuzuar miratimin e projektit, pasi sipas tij kjo procedura nuk ishte në përputhje me ligjin.

“Ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat dhe aktet ligjore dhe nënligjore. Është normale që ne të kryenim kështu. Ndërkohë ka ardhur edhe një projekt vendim kur  kërkohet që të zbatohet një procedurë e veçante lidhur me djegësin e mbeturinave ose inceneratorin.

Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk përputhet me ligjin për arsye se  3 janë opsionet, nuk është në këto të treja dhe natyrshëm kemi thënë që nuk është brenda këtyre, prandaj kemi thëne që merreni dhe gjeni një nga tre mënyrat.

Po ashtu kërkojmë edhe të dhëna për firmën e që  ne e shikojmë tek kapacitetet financiare nëse e përmbush këtë detyrë apo jo lidhur me investimin”, eshte shprehur Cani.

Tabaku: Zoti Cani kemi bërë prezantimin e inceneratorit të Elbasanit dhe kemi prezantuar një material të gjatë, unë kam lexuar disa përgjigje tuajat si ministër i Financave dhe përgjigjet e ish ministrit Koka, ju kujtohet kjo procedurë?

Cani: Mirëdita dhe punë të mbarë, të dy palët jemi me një qëllim. Duan të nxjerrin të vërtetën. Në fakt do ta kisha të vështirë që pas 7-8 vjetësh të kujtoja gjithçka, por me keni ndihmuar me materialet që keni nxjerrë dhe unë e kam të qartë si ka rrjedhur procedura. Besoj që koha bën të vetën dhe venit kujtesën. Kështu që po e kujtoj, por jo me detaje.

Tabaku: Procedura ka nisur me një kërkese të Lefter kokës drejtuar jush. Ju me korrektese i jeni përgjigjur që ky projekt nuk ka asnjë asgjë të nevojshme për të nuk janë plotësuar kushtet dhe kriteret. Zoti koka ka vazhduar me të njëjtat pyetje.  Në gjykim tim nuk është një miratim final për procedurën

Cani: Po ashtu është. Kemi një korrespondencë që bazohet në ligjin përkatës të kohës dhe VKM-së, nenin 19 i VKM e cila kërkon një set dokumentesh, që duhen plotësuar në mënyrë që Ministria e Financave të bëjë shqyrtimin dhe më pas të veprojë me alokimin e fondeve. Ne kemi refuzuar, mbështetur në kërkesat dhe aktet ligjore dhe nënligjore. Është normale që ne të kryenim kështu. Ndërkohë ka ardhur edhe një projekt vendim kur  kërkohet që të zbatohet një procedurë e veçante lidhur me djegësin e mbeturinave ose inceneratorin. Kjo procedurë ka marrë përgjigje nga ne që nuk përputhet me ligjin për arsye se  3 janë opsionet, nuk është në këto të treja dhe natyrshëm kemi thënë që nuk është brenda këtyre, prandaj kemi thëne që merreni dhe gjeni një nga tre mënyrat. Po ashtu kërkojmë edhe të dhëna për firmën e që  ne e shikojmë tek kapacitetet financiare nëse e përmbush këtë detyrë apo jo lidhur me investimin.

Tabaku: Ka pasur një komunikim të gjatë dhe ju keni refuzuar që lkjo nuk është procedurë ligjorë dhe ngrini shqetësimin për kompaninë me dy persona me një kapital prej 100 lekë…

Cani: Nuk e kam ngritur as me dy as me tre, sepse nuk e dija se çfarë është. Kështu që të mos më vishet mua ky koment. Edhe me 100 mijë po të dalë mua me duhet a e ka kapacitetin. Eshtë një nga kërkesat financiare. Jo të gjitha firmat i kanë paratë vetë, ato marrin edhe hua. Zgjidhjen e gjejnë vetë. Por ne si ministri para se të japim para, duam ta dimë a janë në gjendje ta kryejnë atë aktivitet apo jo.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.