Hetimi për inceneratorët/ Jorida Tabaku kërkesë SPAK dhe shtron disa pyetje: A po hetohet Edi Rama? Ja çfarë kërkohet nga Këshilli i Ministrave









Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku i është drejtuar me një kërkesë SPAK dhe disa institucioneve për të marrë informacione në lidhje me tre kallëzimet penale që PD ka depozituar për tre impiantet e trajtimit të mbetjeve.

Jorida-Tabaku-Kuvend

Në kërkesë, Tabaku shtron disa çështje, ku ndër të tjera pyet nëse është regjistruar procedimi penal për secilën për këto tre kallëzime?

Po ashtu, deputetja e PD-së pyet nëse po hetohen shtetasit Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?

Po ashtu, Tabaku i është drejtuar me një kërkesë edhe Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deputetit Petrit Vasili dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

KËRKESA E PLOTË

Kërkesat për informacion që kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku i ka drejtuar institucioneve SPAK, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deputetit Petrit Vasili dhe Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve.

Kërkesa për informacion drejtuar drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben KRAJA:

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar tre kallëzime penale lidhur me tre impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane (incineratorët) të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit. A është regjistruar procedimi penal për secilën për këto tre kallëzime? Nëse jo, na vini në dispozicion vendimet për mosfillimin e procedimit penal. Nëse po, ju lutem na vini në dispozicion aktet përkatëse të regjistrimit.
  2. Cilat janë veprimet hetimore të kryera deri më tani nga ana juaj? Në c’fazë ndodhen hetimet për secilën cështje?
  3. Cilët janë personat, të cilëve (i) iu atribuohet vepra penale; (ii) nën hetim; dhe (iii) të pandehur për secilën cështje? A po hetohen shtetasit Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja?
  4. Kur do të përfundojnë hetimet për secilën cështje? Kur do të paraqiten kërkesat në gjykatë për secilën cështje?
  5. Cilat kanë qenë arsyet e vonesave të deritanishme në hetimin me shpejtësi të këtyre cështjeve, pasur parasysh edhe dëmin ekonomik të jashtëzakonshëm që i është shkaktuar taksapaguesve shqiptarë?

Kërkesa për informacion drejtuar Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria së Financave dhe Ekonomisë.

Kërkojmë vënien në dispozicion të një informacioni të plotë dhe të detajuar lidhur me të gjitha hyrjet që rezultojnë nga regjistri i institucionit tuaj të shtetasve Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Bashkëlidhur informacionit të vihen në dispozicion edhe kopje të faqes nga regjistri i hyrjeve të institucionit.

Kërkesa për informacion drejtuar deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Petrit Vasili

Kërkojmë vënien në dispozicion të cdo të dhëne, dokumenti apo informacioni që dispononi lidhur me tre impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane (incineratorët) në Tiranë, Elbasan dhe Fier.

Kërkesa për informacion drejtuar: Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve

Kërkojmë vënien në dispozicion të praktikës së plotë, përfshirë, por pa u kufizuar në, shkresa, kërkesa, ankesa, njoftime, shpallje, procesverbale, korrespondenca, kopje të faqeve të protokollit, raporte dhe çdo dokument tjetër që disponohet nga ana e institucionit tuaj lidhur me tre impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane (incineratorit) të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit.

Afati për dërgimin e dokumentacionit të kërkuar është 5 ditë nga marrja e kësaj kërkese nga ana e institucioneve të lartpërmendura.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.