
23:00 13/04/2022
Një dron ushtarak që dukej se vinte nga qielli mbi Ukrainë u rrëzua në kryeqytetin kroat, thonë hetuesit. Droni udhëtoi mbi tre shtete europiane, anëtare të NATO-s, përpara se të ulej në Zagreb.
Sipas asaj që shkruan Sky News, avioni 6 tonësh i epokës sovjetike me sa duket doli i pakontrolluar nga Ukraina përpara se të kalonte në Rumani, Hungari dhe më pas në Kroaci.

Ai u përplas në një fushë pranë një konvikti studentor mëngjesin e së dielës, duke shkaktuar një shpërthim të madh që dëmtoi rreth 40 makina të parkuara. Askush nuk u lëndua.
Një ekip hetuesish kroatë thanë se mbetjet e dronit treguan se pajisja mbante një “bombë të improvizuar” të mbushur me një lloj të panjohur eksplozivi.
“Si bomba dhe këmbëza e saj janë prodhuar nga ish-Bashkimi Sovjetik”, tha Majori Mile Tomic.

Hetuesit nuk kanë përcaktuar ende se cila palë në konfliktin Rusi-Ukrainë e lëshoi dronin, por ata thanë se ukrainasit kishin më shumë gjasa të ishin pas lëshimit pasi gjurmët e bojës “të freskëta” të flamurit blu dhe të verdhë u gjetën në rrënoja.
Megjithatë, rrënojat përfshinin gjithashtu një yll të kuq, shenjën e forcave ajrore ruse.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina e kanë mohuar lëshimin e dronit./tvklan.al