Hidhet nga ballkoni i katit të tretë, gjen vdekjen e menjëhershme 54-vjeçarja në Berat

hidhet nga ballkoni i katit te trete gjen vdekjen e menjehershme 54 vjecarja ne berat
hidhet nga ballkoni i katit te trete gjen vdekjen e menjehershme 54 vjecarja ne berat

Një 54-vjeçare nga Berati ka vendosur t’i jap fund jetës, duke u vetëhedhur nga ballkoni i katit të tretë të banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Muzakaj” dhe pas hedhjes, Bukukie Sherifi ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Burimet zyrtare policore bëjnë me dije se, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte kthyer në banesë disa javë më parë nga një Spital Psikiatrik, me qëllimin që të merrte rregullisht medikamentet.

Ajo jetonte me të motrën dhe aktin e vetëvrasjes e ka ndërmarrë në momentin kur e motra kishte dalë për të bërë pazar.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë kriminale, të cilët pas kqyrjes së vendngjarjes dhe hetimeve paraprake, konfirmojnë se ngjarja është aksidentale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts