Hidhet shorti i fazës play-off të Champions-it/ Muçi mund të përballet sërish me Crvena Zvezdën, ja të gjitha çiftet e mundshme










Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvcrës, shorti i fazës “Play-Off” të Ligës së Kampionëve. Dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni kanë mësuar rivalët e mundshëm në fazën play-off të Champions League, në rast se skuadrat e tyre do të kualifikohen.

shorti-champions

Kampionëve të Hungarisë, do t’iu duhet të eliminojnë Slavia Pragën e Piter Olainkës në raundin e tretë, teksa në rast të një kualifikimi të mundshëm do të përballet me fituesin e çiftit Kluj-Jang Bojs.

Ndërkohë Legia e Varshavës, ku aktivizohet Ernest Muçi, në raundin e tretë do të përballet me Dinamon e Zagrebit. Ekip që kalon më tej ndeshet me fituesin e çiftit Crvena Zvezda-Sherif Tiraspol. Vlen të theksohet se Sherif Tiraspol në raundin e parë eliminoi kampionët e Teutës, ndërkohë që ekziston mundësia që Ernest Muçi të përballet sërish me serbët e Crvena Zvedëz, të cilët i vuri jo pak në vështirësi, dy sezone më parë, kur ishte pjesë e Tiranës.

play-off-champions (1)

Ndeshjet e fazës “play off” të Champions-it do të zhvillohen në orën 21:00 më datat 17/18 dhe 24/25 gusht. Fituesit e çifteve kalojnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për t’u bashkuar me 26 skuadrat, të cilat janë kualifikuar direkt, ndërsa nga ana tjetër të gjitha skuadrat humbëse kalojnë në fazën e grupeve të UEFA Europa League.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *