Hidhet themeli i “Kanal Istanbul”

21:20 26/06/2021

Projekti parashikohet që të përfundojë brenda 6 viteve, Erdogan u përgjigjet kritikëve

Nis ndërtimi i Kanal Istanbul. Merr jetë projekti i përgatitur që në vitin 2011. Hidhet themeli i urës së parë të kanalit që konsiderohet projekti i shekullit në Turqi.

“Gjatësia e kanalit është 45 km. Gjerësia e tij është 255 m. Thellësia është 21 m. Mund të kalojnë anijet me kontejner dhe karburant. Nuk është e lehtë që kjo të realizohet që mos të ketë aksidente. Kemi parasysh çdo risk. Projekti parashikon ndërtimin e 6 urave dhe siguria do të jetë 13 herë më e madhe se kalimi në Bosfor”.

Gjatë ceremonisë, presidenti turk Erdogan, i cili e quan Kanal Istanbul projekt të çmendur, iu përgjigj edhe kritikëve.

“Mos harroni. Kemi pyetur ata që duhet të pyesnim për projektin dhe më pas e nisëm. Donit që të na ndërprisnit rrugën si të çmendur, por ne ia arritëm ta realizojmë”.

Kanal Istanbul parashikohet të përfundojë brenda 6 viteve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *