Hipotezë e bujshme për stolin e Mançester Junajtid, kontakte me trajnerin që la në rrugë Milani








Situata e Ole Gunar Solskjaer te Mançester Junajtid nuk është ndër më të mirat dhe humbja e fundit në kampionat në derbi vështirësoi edhe më shumë gjithçka. Sipas mediave angleze, ai rrezikon seriozisht pasi klubi ka kontaktuar që tani me atë që është pasardhësi i tij.

rangnik

“Manchester Evening News” ka bërë të ditur se emri i zgjedhur është ai i Ralf Rangnik, ish-drejtori sportiv i Salcburg dhe Lajpcig, i cili do të mbërrinte në klub me katër lojtarë të cilët do të ishin përforcime që në janar.

Rangnik në fakt duhej të ishte trajneri i Milanit, por klubi kuqezi zgjodhi t’i besonte Stefano Piolit të cilin fillimisht e kishte emëruar trajner të përkohshëm ndërsa gjermani po planifikonte sezonin e ri. Një zgjedhje që nxori jashtë loje Rangnik, por që mund të jetë me fat për të, pasi “djajtë e kuq” mendojnë se ai do të nxjerrë maksimumin nga grupi i lojtarëve aktualë, pasi ka një bilanc të mirë në puën me të rinj.

Emrat që raportohet se do të bashkohen me klubin janë Denis Zakaria, Nordi Mukiele, Dani Olmo dhe Erling Haland. Raportohet se ka bisedime me të gjithë këta lojtarë dhe klubi është gati të bëjë investime të fuqishme për të kthyer përsëri ekipin në nivelet e pretenduara dhe në rivalitetin e duhur me Liverpulin, Sitin e Çelsin që në këto momente duket se kanë një marsh më shumë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *