“Hiqeni fjalën brava se ka dhënë dorëheqjen”- Berisha: Protestat duhet të nisin pas bashkimit! Alibeaj nuk kishte argument tjetër përveç Amerikës






Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në Përmet se përballë rritjes së çmimeve demokratët duhet të dalin në protesta masive që të përballen dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim.

Capture

Berisha u shpreh se kjo duhet të vijë pas bashkimit si një sakrificë për të shkuar drejt zgjidhjes. Duke folur për krizën në Partinë Demokratike, Berisha u shpreh se Basha dha dorëheqjen duke mbajtur përgjegjësi për këtë situatë si dhe humbjet e njëpasnjëshme.

“Më informojnë nga Porti i Durrësit që fluksi i naftës kontrabandë nuk ka të sosur. Dhe kur del tani pas 10 vitesh konsumi i naftës 600 mijë ton ndërkohë që në 2012 konsumonim 700 mijë ton. Si u pakësua kjo? Çfarë ndodh këtu? Ndodh që nëse ndodh problem në një vend kryeministri del e thotë që do të rritet çmimi i naftës. Me bukën e njëjta gjë. Ne e dimë se çfarë është shporta. Ka një zgjidhje. Nuk ka nevojë të shpikës. U rrit buka 20 lekë ta zëmë çdo shqiptari duhet t’i japësh 20 lekë në dorë. Nuk do vësh tavane. Se po vure tavane zbrazen dyqanet.

Ai jep një thes me fjalë dhe mashtrime. Ku jemi ne? Problemi është se qeveria i bën këto sepse ne duhet të jemi në rrugë, në protestë. Në përballje dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim. Që të përballemi ne duhet të bashkohemi. Sakrificat janë thirrje për bashkim. Patëm një krizë ne. Nuk e mohoj. Një krizë të rëndë. Por kjo krizë po shkon drejt zgjidhjes. Njeriu që e krijoi dha dorëheqjen. A e keni parë dje dhe sot selinë. A mundet një njeri normal mbi tokë të bëjë blindime. Unë nuk dua të merrem me të sepse e mori përgjegjësinë e tij. Ka përgjegjësi më të madhe se aq sepse kaloi nga humbja në humbje”, tha Berisha.

Ai tha tregoi një bisedë me Lulzim Bashën pas datës 25 Prill ndërsa me batutë u shpreh se ai nuk është më Brava për shkak se është larguar nga posti i kryetarit. Duke u ndalur te qëndrimi i Alibeajt, Berisha tha se ai nuk kishte asnjë argument tjetër përveç Amerikës.

“Unë takova në seli ata që janë kundër Sali Berishës. Zotëria që i krijoi këto iku. Votën e lirë do e kthejmë. E kam treguar dhe po e tregoj prapë. Urdhëroni të bashkohemi për votën e lirë. Një demokrat në Tepelenë më tha nuk do votoj për ty, por unë do pranoj votimin e shumicës. Ju mund të votoni për këdo. Por nuk mund të pretendojmë të votojnë të gjithë për të njëjtin njeri. Një tjetër më tha kam votuar për Agron Shehajn. E kemi zotimin ne, që vetëm një po mbeti, i dyti do jem unë. Pse e kemi këtë zotim. Kjo parti këto tetë vite pati fatkeqësi.

Pas 8 viteve kryetar, ditën e votimit me 25 Prill vetëm një e pesta e zgjedhësve tanë kishin votuar për të, 4/5 kishin votuar për partinë. Ju keni arritur të mbahet në këtë nivel. Ia vlen që ne ta mbështesim pafundësisht. Fituam të jemi opozitë e vërtetë. Të gjithë kundërshtitë që pata më tha ish kryetari tani SHBA mund ta fusin në sanksione partinë. O Lul i them unë. (E lamë atë fjalën brava se ka dhënë dorëheqjen)Një parti që pranon gënjeshtrën për të vërtetë a meriton të ekzistojë?! Jo më tha. Një parti që tërhiqet për hunde i thashë nuk fiton kurrë. Enkelejdi nuk kishte argument tjetër. Më tha kjo e Amerikës është problem. I thashë o zotëri në vitin 1997 ishte gjithë bota kundër meje. Si ta lëshoja PD-në unë. Miqtë janë miq por sovraniteti qëndron i tëri mbi jetën gjakun dhe shpirtrat e shqiptarëve”, u shpreh ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.