Hiqet nga Harku i Triumfit flamuri i BE

hiqet nga harku i triumfit flamuri i be
hiqet nga harku i triumfit flamuri i be

23:50 03/01/2022

Flamuri i BE-së u hoq pasi u kritikua ashpër nga politikanët e së djathtës

Flamuri i madh i Bashkimit Europian, i cili u vendos në Harkun e Triumfit në Paris për të shënuar fillimin e presidencës franceze të bllokut, u hoq pas kritikave të politikanëve të së djathtës.

Liderja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen tha se “zëvendësimi” i flamurit francez ishte një sulm mbi identitetin e vendit. Le Pen vlerësoi heqjen e flamurit si një fitore për të djathtën ekstreme. Flamuri ishte vendosur përkohësisht në natën e Vitit të Ri për të shënuar fillimin e presidencës gjashtëmujore franceze të BE-së.

Ministri i Çështjeve Europiane Clement Beaune, i cili të premten kishte thënë se flamuri do të qëndronte për “disa ditë”, tha se ishte hequr ashtu siç ishte planifikuar. Ai theksoi se Le Pen dhe liderët e tjerë kishin gabuar kur deklaruan se flamuri i BE-së kishte zëvendësuar flamurin francez pasi nuk do të qëndronte përgjithmonë.

Pika të tjera referimi në kryeqytet dhe qytete të tjera franceze do të ndriçohen me blu për pjesën tjetër të javës për të shënuar marrjen e presidencës së rradhës të BE-së për gjashtë muajt e ardhshëm.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts