Hiqet pagesa e karantinës për punonjësit e pavaksinuar

17:25 23/09/2021

Masa hyn ne fuqi nga 1 nëntori, por qeveria nuk e detyron vaksinimin

Nuk aplikoi vaksinim të detyrueshëm, por qeveria gjermane ka zgjedhur një tjetër metodë për të nxitur vaksinimin. Prej 1 Nëntorit, punonjësve të pavaksinuar nuk do t’u paguhen ditët që do të qëndrojnë në karantinë si të dyshuar për infektim apo nëse konfirmohen si të tillë.

Deri më tani, punëdhënësit i punonjësit edhe për ditët e karantinës, para të cilët më pas kompensoheshin me fonde nga buxheti i shtetit. Por ministri gjerman i shëndetësisë Jens Shpan dhe ata të rajoneve federale ranë dakord që kjo procedurë të mos ndiqet më.

E njëjta masë vlen edhe për punonjësit e pavaksinuar, të cilëve u duhet të shkojnë me shërbim në vende të listuara me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e Covid, të cilëve në kthim u kërkohet 5 ditë karantinë.

Këtë 24-orësh, Gjermania shënoi shifrën më të lartë prej 115 viktimash që prej fundit të Korrikut. Megjithatë shifrat e pandemisë si për vdekjet ashtu edhe për infektimet e reja kanë tendencë rënieje ashtu si në të gjitha vendet perëndimore me ku vaksinimi ka prekur mbi 70% të të rriturve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *