Hiqet shtetrrethimi në Venecia

17:16 07/06/2021

Infektimet shqetësojnë Britaninë e Madhe dhe Tajvanin

Nga kjo e hënë, Venecia u rihap plotësisht për turistët vendase dhe europianë pas muajsh të tërë masa të lodhshme kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit.

Qyteti historik është përfshirë mes 7 rajoneve të zonave të bardha, që nuk kanë më asnjë kufizim tjetër veç mbajtjes së maskave në ambiente të jashtme. Baret, restorantet dhe të gjitha aktivitetet e tjera do të funksionojnë me orare normale, pasi është hequr shtetrrethimi.

Veneto ishte një ndër rajonet që ka vuajtur më shumë masat bllokuese, si një prej vatrave kryesore të përhapjes dhe rishfaqjes së COVID-19 në më shumë se një vit pandemi. E teksa Europa dhe Shtetet e Bashkuara shfaqin shifra të qëndrueshme, mutacioni indian vijon të mbajë në alarm autoritetet britanike me shifra në rritje të infektimeve.

Një vatër shqetësuese nëpër botë është Tajvani, ku që prej mesit të Majit po përjeton një valën e parë të madhe të përhapjes së infektimeve. Kur në të gjithë botën po lehtësohen, ky vend sapo i ka vendosur masat e bllokadës pasi ka mesatarisht më shumë se 400 raste të reja ditore gjatë kësaj periudhe.

Tv Klan


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *