“Hiqi kamerat”/ Laert Haxhiu kërcënon gazetarët, teksa rrethohej nga forcat speciale

hiqi kamerat laert haxhiu kercenon gazetaret teksa rrethohej nga forcat speciale
hiqi kamerat laert haxhiu kercenon gazetaret teksa rrethohej nga forcat speciale

Janë publikuar pamjet nga ekstradimi nën masa të rrepta të sigurisë të të shumëkërkuarit të drejtësisë Laert Haxhiu.

Në momentin që policia greke e ka dorëzuar Haxhiun tek pala shqiptare, ai ka kërkuar që të mos filmohet.

“Hiqini kamerat”, ka thënë Haxhiu në një moment, kur ka parë se ishte duke u filmuar. Haxhiu iu flet gazetarëve ashpër, teksa ishte rrethuar nga forca të shumta policie.

32-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vepra penale si “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Laert Haxhiu ishte në kërkim për disa vepra të rënda penale. Ai është gjykuar në mungesë për atë që njihet si masakra e Lushnjës, ndodhur në shtator 2017.

[embedded content]

Në atë ngjarje të rëndë humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Objekt i atentatit dyshohet se ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts