Histori e pabesueshme/ Mbrëmje si superhero, trajneri i Ramadanit i shpëton jetën drejtorit sportiv

































Trajneri i Leçes, Luka Goti, ishte protagonist i një historie të pabesueshme: hoteli ku qëndronin ai dhe drejtori sportiv, Pantaleo Korvino, u godit nga rrufeja.

66683e92b8489.r_d.1347-721-2376

Korvino dhe Goti, në fakt, e kaluan fundjavën e fundit në Vitorio Veneto, për të marrë pjesë në një kongres kushtuar shumë figurave sportive.

Në momentin që hoteli u godit nga rrufeja, sistemi i alarmit zbuloi fillimin e një zjarri. Pasi mori parasysh situatën, Goti arriti në dhomën e Korvinos, duke trokitur fuqishëm në derë në mënyrë që drejtori të zgjohej. Për fat të mirë, misioni ishte i suksesshëm dhe të dy arritën të dilnin nga hoteli pa u dëmtuar.

Pak orë më vonë mbërriti edhe njoftimi zyrtar i rinovimit të trajnerit deri në vitin 2026, epilogu i një episodi që do të kujtohet gjatë.

Goti, tani, do të mund të thotë me krenari se e tërhoqi zvarrë fillimisht Leçen për t’i siguruar mbijetesën dhe më pas drejtorin Korvino drejt… shpëtimit.

Kujtojmë që te Leçe aktivizohen edhe 2 futbollistët e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani dhe Medon Berisha.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts