Historia e çuditshme e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, grevë treorëshe për një vizë









Mbrojtësi  kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, në një intervistë për median në Kosovë, Koha Ditore, për një situatë të çuditshme që ai kishte kaluar në moshën 16-vjeçare. Për një vizë që të shkonte në Gjermani, Ismajli qëndroi tre orë në grevë përballë Ambasadës Gjermane.

ISMAJLI

Shpirtin e tij luftarak dhe vendosmërinë e tij, Ardian Ismajli nuk e ka treguar vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Kur ai ishte 16 vjeç, Ismajlit i erdhi një ofertë për t’u provuar në skuadrën e Paderborn në Gjermani. Por sfida më e madhe për të dukej se nuk ishte prova te ekipi gjerman, por sigurimi i vizës që ai  të shkonte drejt Gjermansië. Mbrojtësi tregoi për një grevë nga ana e tij që zgjati rreth tre orë përballë Ambasadës Gjermane në Prishtinë, deri sa të merrte vizën.

“Në moshën 16-vjeçare kam marrë ftesë nga klubi i Paderbornit. Por Ambasada e Gjermanisë më refuzoi vizën dhe i revoltuar vendosa të hyjë në grevë urie. Greva zgjati rreth tre orë. U pajtuam që ta ndërpres grevën, me kusht që të nesërmen të pajisem me vizë. Isha i vendosur të mos largohem pa marrë vizën. Ashtu edhe ndodhi, ambasada më pajisi me vizë”, u shpreh Ismajli për Koha Ditore.

Gjithashtu dhe babai i futbollistit, Ilmi Ismajli në këtë intervistë tregoji për mbështetjen që i dha të birit. “Ardiani ishte i vendosur që fëmijë për ta ndjekur ëndrrën. Ai dëshironte të arrinte shumë në karrierë dhe vendimi të futej në grevë për ta arritur qëllimin që nga ambasada të mos dilte pa marrë vizë, ishte i Ardianit. Unë e kam mbështetur”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Ilmi Ismajli, tregoi se interesi për të birin nga disa ekipe nuk mungon, por është akoma herët që ai t’i tregojë këto ekipe.

“Mendoj që karriera e Ardianit duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e tjera. Sot e kanë shumë më të lehtë të luajnë në Europë dhe mundësitë janë të mëdha” tha Ilmiu për Koha Ditore.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.