Historia e trishtë e 22-vjeçares britanike: I dashuri më detyroi të dilja në rrugë për të lypur, më godiste me kaçavidë nëse nuk i dërgoja aq para sa kërkonte

Një 21-vjeçar nga Britania e Madhe ka detyruar të dashurën e tij një vit më të madhe që të dalë e të lypë në rrugë.

Nëse ajo nuk fitonte aq para sa ai dëshironte, i riu i quajtur Kyle Helm, e dhunonte barbarisht. Këtë histori e ka ndarë për mediat Nicole.

Ajo thotë se i dashuri e dhunonte me grushte, madje, herën e fundit kishte arritur deri aty sa e ka goditur disa herë me kaçavidë. Nicole thotë se i dashuri e ndaloi të lundronte në rrjete sociale dhe ai kishte kontroll të plotë për jetën e saj.

Ditët ajo e gjente veten duke lypur në rrugë dhe shpesh nuk fitonte aq para sa duhej. Pikërisht kjo është bërë shumë herë shkak i dhunës së ushtruar ndaj saj. Një ditë e reja vendosi t’i jepte fund kësaj torture dhe të denonconte të dashurin.

Ky i fundit është burgosur dhe një gjykatë ka vendosur për të dënim me 4 vite burgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *