Historia e trishtë e 4-vjeçarit në Gaza

[embedded content][embedded content]

13:06 15/11/2023

Ahmad Shabat humbi prindërit në sulmin e parë të forcave ajrore dhe gjymtyrët në sulmin e dytë

Fëmijët në Gaza po paguajnë një çmim shumë të lartë për luften mes Izraelit dhe Hamasit.

Këtë fat të trishtë po e përjeton edhe 4-vjeçari Ahmad Shabat, shtëpia e të cilit u bombardua dy herë nga sulmet ajërore të Tel Avivit.

Në sulmin e parë ai humbi të dy prindërit ndërsa në sulmin e dytë ai humbi gjymtyrët.

Xhaxhii  tij thotë sulmi vrau 17 anëtarë të familjes së tyre, ndërsa mundën të mbijetonin Ahmedi dhe vëllai i tij 2-vjeç. Në sulmin e parë xhaxhallarët e tij e morën në kampin Nuseirat aty ku edhe ai jetonte me vëllanë e tij të vogël.

Në shpërthimin e parë vogëlushi mundi të mbijetonte por në sulmin e dytë ajror,  Ahmedi u plagos rëndë dhe mjekëve iu desh t’i prisnin të dyja këmbët.

“Fëmija nuk humbi vetëm prindërit, humbi edhe këmbët, ai është ende fëmijë, ç’farë bëri për ta merituar këtë, konsiderohet i vrarë dy herë nga sulmet e pamëshirshme, e shpresojmë që Zoti ta shërojë dhe ta lehtësojë”.

Familjarët e 4-vjeçarit përpiqen ta ndihmojnë këto momente të vështira. Fëmija pyet çdo ditë, ku është babai im, ku është nëna ime, por ne përpiqemi shumë ta bëjmë atë të harrojë dhe të përshtatet me situatën në të cilën ndodhet aktualisht.

I vogli i cili ndodhet nën kujdesin e xhaxhait të tij ende nuk e di se ka humbur këmbët dhe pyet se kur do të mund të ecë sërish.

“Më pyeti disa herë, dëshiron të ngrihet nga shtrati dhe të ecë, më pyeti më shumë se një herë, dhe unë i thosha se duhet të presim derisa këmba e tij të ndihet më mirë, ose pasi të marrim ilaçin, ai ka kërkuar të ecë disa herë, ai nuk e ndjen se i ka humbur këmbët, por ne do të duhet të përpiqemi shumë, ashtu siç përpiqemi ta bëjmë të harrojë që ka humbur prindërit e tij.”

Për shkak të situatës së vështirë shëndetësore , Ahmad u mjekua në spitalin Shuhada al-Aksa, por duhej të operohej në një dhomë lindjeje për shkak të mungesës së një salle operacioni.

“Stafi mjekësor është i rraskapitur, ka mungesë të stafit, disa kanë rënë dëshmorë, të tjerë janë të  lënduar, qofshin mjekë, infermierë, apo anestezistë.”

Mjeku që operoi të voglin shpjegon vështirësitë e ndërhyrjes kirurgjikale.

“Përveç kushteve të spialeve, operacioni i një fëmije është i vështirë sepse duhet të specifikoni vendndodhjen e venës, arteries dhe nervave dhe t’i izoloni dhe ndani, gjë që kërkon kohë dhe ne përpiqemi ta kryejmë sa më shpejtë të jetë e mundur, për të furnizuar fëmijën me gjakun që ka humbur kur është plagosur. Nuk e dimë se sa kohë kishte mbetur i plagosur para se të dërgohej në spital dhe shpresojmë për më të mirën, për momentin gjëra duken duken mirë.”

Zyrtarët mjekësorë në Gaza thonë se më shumë se 11,000 njerëz janë konfirmuar të vdekur nga sulmet izraelite, rreth 40 për qind e tyre fëmijë. Rreth dy të tretat e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë të pastrehë, të pamundur për të ikur për shkak se ushqimi, karburanti, uji dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts