Historia frymëzuese e infermieres britanike me kancer, po rrezikon jetën për të ndihmuar të tjerët

Një histori e trishtë, por edhe një frymëzim për të gjithë është historia e infermieres britanike Krista Bose. Në një intervistë për CNN, infermieria Bose ka rrëfyer historinë e saj. Krista është e diagnostikuar me kancer, por megjithatë, ajo kurrsesi nuk e ka ndalur kujdesin ndaj pacientëve në spitalin ku punon.

“Më duket sikur mbajtja e kapelës mjekësore më ka ndihmuar në shumë mënyra”, u shpreh Krista.

27-vjeçarja po e lufton kancerin për herë të dytë. Në përballjen e parë me këtë sëmundje, ajo theu disa kocka dhe këputi disa muskuj në këmbën e majtë. Shufrat metalike kanë zënë vendin e kockave dhe stërvitja e forcës e ka ndihmuar në rindërtimin e disa muskujve. Por në katër muajt e fundit, nuk është vetëm kanceri që po qëndron mes saj dhe një diplome mjekësore, por edhe COVID-19.

Kimioterapia e vazhdueshme e ka dobësuar aq rëndë sistemin e saj imunitar, saqë ajo është konsideruar klinikisht jashtëzakonisht e ndjeshme, madje simptomat më të lehta të koronavirusit mund të jenë fatale për të. Boses i është kërkuar të qëndrojë në shtëpi sa më shumë të jetë e mundur, duke shpenzuar kohën vetëm për stërvitje dhe takime mjekësore. Megjithatë, ajo i ka injoruar këshillat dhe çdo dit e gjen veten duke u kujdesur për pacientët e sëmurë në spital.

“Të ndjehesh sikur ke aftësi, ke njohuri, mund të jesh një pasuri për ata pacientë, është e vështirë të ndihesh sikur po harxhohesh mënjanë”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *