Ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar sot pamje ku forcat mbrojtëse shkatërrojnë tankun më të shtrenjtë dhe më modern rus, gjatë luftimeve në Donbas
Pamjet me dron tregojnë T-90M, një makinë lufte e gjeneratës së fundit e cila ka një kosto prej më shuëm se 4.5 milion eurosh duke shpërthyer pasi u godit gjatë betejës për Stary Saltiv, në veri të Kharkiv, javën e kaluar, raportoi DailyMail.
Më pas pamjet tregojnë atë që duket të jetë mburoja e djegur e të njëjtit tank, me një vrimë të madhe në anën e djathtë dhe dëshmi të një shpërthimi në pjesën e pasme me veshjen e blinduar të përkulur nga jashtë. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendoi se tanku ishte nxjerrë nga një Carl Gustaf, raketë lëshuese e prodhuar nga Suedia që kushton rreth 18,500 £, duke përfshirë edhe raketën.
“Krenaria e industrisë ruse të tankeve u shkatërrua nga granatahedhësi suedez antitank Carl Gustaf. Falënderojmë popullin suedez dhe Mbretin për ndihmën e tyre”, tha ministria në një postim në Twitter.
(BalkanWeb)