Holanda dhe Belgjika i dërgojnë Greqisë bisedat e “SKY Ecc”, për 5 vrasje me pagesë mes shqiptarësh

holanda dhe belgjika i dergojne greqise bisedat e sky ecc per 5 vrasje me pagese mes shqiptaresh
holanda dhe belgjika i dergojne greqise bisedat e sky ecc per 5 vrasje me pagese mes shqiptaresh

Të dhëna të reja për sulmet vrasëse nga kriminelët e huaj në Greqi, janë deshifrimi i platformës Sky ECC.

Zbulimi i fakteve për autorët dhe organizimi i të paktën 5 vrasjeve të mafies shqiptare dhe jo vetëm, në Greqi, aktiviteti i kriminelëve nga i njëjti vend në Athinë por edhe në Mykonos, Santorini dhe Kretë dhe lidhjet e tyre të dyshimta me oficerë policie, janë dërguar javët e fundit nga Holanda dhe Belgjika në Greqi.

E gjithë kjo pas tronditjes së opinionit publik nga ngjarja e përgjakshme me autorë shqiptarë në Gazi, ndaj tre të rinjve grekë.

Në Greqi nuk operojnë as një e as dy mafie të huaja, siç zbulohet nga të dhënat që disponon Policia e Athinës dhe që vijnë nga deshifrimi i shkëmbimit të qindra mijëra mesazheve dhe fotove përmes “platformës së sigurisë” Sky ECC, përdorur deri në vitin 2021 masivisht nga 171,000 të dyshuar në të gjithë Evropën, Amerikën, etj, shkruan “To Vima”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts