Holanda dhe Çekia rikthejnë masat kundër pandemisë

18:05 13/11/2021

Disa vende të Evropës kanë po përballen me një valë të re të rritjes dhe shtrimeve në spitale

Holanda ka ndërmarrë masa të reja për izolim të pjesshëm trejavor për shkak te pandemisë së koronavirusit. Vendimi do të prekë dyqanet, aktivitetet sportive dhe restorantet, të cilat do të mbyllen në orën 20:00.

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka thënë se kjo masë drastike është përgjigje ndaj shkallës rekorde të infektimit me Covid-19 dhe rritjes së numrit të personave të shtruar nëpër spitale.

Rutte është shprehur se fatmirësisht shumica e popullsisë holandeze është vaksinuar, mirëpo izolimi i pjesshëm do të hyjë në fuqi mbrëmjen e së dielës.

Masa të reja ka ndërmarrë edhe Republika Çeke, e cila do të testojë të gjithë nxënësit në shkolla me teste të shpejta, si rezultat i rritjes së shkallës së infektimit në këtë shtet.

Ministri në detyrë për Shkollat, Robert Plaga, ka thënë se kjo iniciativë me teste të shpejta është për arsye që të vazhdojë mësimi në ambiente shkollore.

Sipas raportimeve në media, në mesin e kufizimeve është edhe ndalimi i hyrjes në restorante i personave të pavaksinuar.

Ndërkohë shumica e vendeve të Evropës janë duke u përballur me rritje të rasteve. Austria pritet të kufizojë lëvizjet e personave të pavaksinuar. Po ashtu, dhe Danimarka ka rikthyer kërkesën për certifikatë të vaksinës, ndonëse në muajin Shtator numri i infektimeve ishte në nivele të ulëta.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *