Holanda do të rrisë mbështetjen e saj duke i dhënë më shumë armë Ukrainës

Qeveria e Holandës ka konfirmuar se do të rrisë mbështetjen e saj duke i dhënë më shumë armë Ukrainës.

Kryeministri holandez, Mark Rutte, bëri një postim nga llogaria e tij në median sociale lidhur me një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

“Po rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën. Më shumë armë (për Ukrainën), më shumë sanksione dhe izolim për Rusinë. Duke folur me Zelenskyyn këtë e theksova edhe njëherë si reagim ndaj referendumit të paligjshëm dhe mobilizimit të Rusisë. Mbrojtja e Evropës është shumë e rëndësishme për sigurinë tonë”, është shprehur kryeministri holandez, Rutte.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *