Holanda nën sulmin e hakerave, alarm kombëtar, thirrje për ndërhyrje urgjente të qeverisë

Holanda është nën një sulm frontal të hakerave, ndërkohë që përhapja e ransomware po kthehet në një krizë kombëtare dhe siguria e vendit është në rrezik.

Alarmi u ngrit nga drejtorët e tri kompanive kryesore holandeze të sigurisë kibernetike “Eye”, “Hunt & Hackett” dhe “Northwave”, të cilët, duke folur për median kombëtare, kanë bërë thirrje për ndërhyrje urgjente të qeverisë.

“Sulmet ransomware janë gjithnjë e më të shumta dhe kërkesat për ndihmë janë shumë për t’u trajtuar vetëm nga kompanitë holandeze”, thanë tri kompanitë.

Ransomware është një virus që përhapet si një skedar, në dukje i padëmshëm ose një bashkëngjitje e thjeshtë e -mail, por që një herë e shkarkuar kodon skedarët në sistem.

Dhe pagesa e shpërblimit nuk është njësoj si të kesh një garanci që hakerët do të zhbllokojnë skedarët.

Në përpjekje për të frenuar krizën, policia holandeze nisi platformën “No More Ransom”, e cila përmban kodet e deshifrimit për shumë lloje ransomware-sh.

Viktimat e sulmeve nxiten të kontrollojnë platformën para se të konsiderojnë pagesën e shpërblimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *