Holanda pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

Qeveria Holandeze njoftoi të premten se do të pezullojë menjëherë përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19 për të gjithë personat nën moshën 60 vjeç. Vendimi u mor nga Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jongeamid duke iu referuar shqetësimeve në lidhje me vaksinën për mpiksjen e gjakut.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka vepruar bazuar në raportet e reja, ku u raportua se pesë femra në këtë vend pësuan mpiksje të gjakut pas marrjes së vaksinës nga AstraZeneca.

Të gjitha rezervimet e orareve për marrje të vaksinës anti-COVID-19 nga AstraZeneca për personat nën moshën 60-vjeçare, janë anuluar deri në një vendim tjetër.

Autoritetet holandeze kanë bërë të ditur se do të rishikojnë vendimin gjatë javës së ardhshme, duke premtuar se do të marrin informacione shtesë nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *