Holanda, Turqia e Norvegjia luftë për një vend

00:27 17/11/2021

Takimet e fundit të kualifikueseve të botërorit Katar 2022, do të percaktojnë edhe dy kombëtaret e fundit në playoff

Mbrëmja e sotme do të rezervojë takimet e fundit në kualifikueset Katar 2022. Vëmendja në Grupin G, ku tri kombëtare luajnë për vendin e parë dhe playoff.

Emocionet do të jenë të mëdha në Grupin G, ku dy pikë ndajnë Holandën, Turqinë dhe Norvegjinë në renditje.

“Tulipanëve” u duhet vetëm një barazim kundër nordikëve në vend të tretë që të sigurojnë një vend në Kupën e Botës Katar 2022. Por në rast se kombëtarja norvegjeze fiton dhe Turqia mund Malin e Zi, atëherë skuadra e drejtuar nga Luis van Gal do të eliminohet.

Me një fitore në Podgoroicë, Turqia do të jenë të paktën në playof, ndërsa Norvegjia ka nevojë për tri pikët që të mund të sigurojë ose kualifikimin direkt, ose të shkojë në playoff.

Në Grupin D, do të vendoset se cila mes Finlandës ose Ukrainës do të shkojë në playoff.

Bosnja pret ukrainasit në kuotën e 9 pikëve në mbrëmje, ndërsa Finlanda e vendit të dytë me 2 pikë më shumë, luan në shtëpi me Francën, të kualifikuar tashmë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.