Holanda voton për parlamentin e ri

20:10 14/03/2021

Nga rezultati varet edhe fati i negociatave me Shqipërinë

Zgjedhësit holandezë do të votojnë për tre ditë radhazi, nga e hëna deri të mërkurën për të zgjedhur 150 deputetët e rinj në dhomën e ulët të parlamentit mes kandidatëve nga 90 parti politike të regjistruara në garë. Partia e Kryeministrit Mark Rutte pritet të dalë e para me 40 deputetë, por i duhet të hyjë në bisedime me parti të tjera për të krijuar koalicionin e ri qeveritar. Në mënyrë paradoksale nga rezultati i këtyre zgjedhjeve varet edhe fati i votës pro ose kundër i qeverisë së re holandeze për konferencën ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë.

TĂ« rreptĂ« por tĂ« ndershĂ«m nĂ« vlerĂ«simin e shteteve aspirante drejt BE-sĂ«, ka qenĂ« motoja e kryeministrit aktual liberal 54 vjeçarit Mark Rutte nĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ« qĂ« nga viti 2010 dhe qĂ« pretendon njĂ« mandat tĂ« katĂ«rt nĂ« pushtet. NĂ« njĂ« qĂ«ndrim tĂ« fundit, qeveria e Rutte dha notĂ« kaluese pĂ«r Shkupin ndĂ«rsa pĂ«r TiranĂ«n deklaroi se nuk ishin plotĂ«suar kushtet e vendosura  Marsin e vitit tĂ« kaluar nga kĂ«shilli evropian.

Nën drejtimin e Rutte, Holanda krahas qëndrimit negativ për vendin tonë ka bllokuar marrëveshjen e asociimit BE-Ukrainë, dhe pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen.

Me numrin e lartë të votuesve të pavendosur, asgjë nuk është e sigurt në formimin e koalicionit të ri qeveritar.

Politika holandeze është aq e fragmentuar sa që pas zgjedhjeve të fundit të përgjithshme në 2017, u deshën 225 ditë për të krijuar një qeveri të re. Këto zgjedhje mund të jenë një provë e mbështetjes për mesazhin nacionalist anti-imigrim, populist të Partisë Popullore për Liri, partia e dytë më e madhe e vendit.

Një sondazh i fundit zbuloi se 77% e votuesve mbështesin masat e Rutte për Covid-19, megjithëse edhe këtë të dielë, Haga u pushtua nga protestuesit që kërkonin heqjen e tyre.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *