Holandezët kundër masave antiCovid, plagosen 2 persona

09:20 20/11/2021

Policia holandeze ka qëlluar dhe plagosur të paktën dy persona pas trazirave që shpërthyen në Roterdam në një protestë kundër masave të reja antiCovid. Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarre ndaj tyre dhe u vunë flakën makinave të policisë.

Qindra protestues u mblodhën për të treguar zemërimin e tyre ndaj planeve të qeverisë për një leje vaksinimi kundër Covid dhe ndalimin e fishekzjarreve natën e Vitit të Ri. Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të Covid javën e kaluar, në një kohë që rastet u rritën, duke shënuar numrin më të lartë të tyre që nga fillimi i pandemisë.

Një zëdhënës i policisë tha se ata ishin të detyruar të qëllonin pasi situata ishte kërcënuese për jetën. Masat nënkuptojnë se restorantet dhe dyqanet duhet të mbyllen më herët dhe ngjarjet sportive duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.