Holandezët, turizëm vaksinal në Gjermani

holandezet turizem vaksinal ne gjermani
holandezet turizem vaksinal ne gjermani

21:20 29/12/2021

Nuk preferojnë të marrin dozat antiCovid në vendin e tyre për shkak të radhëve të gjata

Në Holandë, marrja e shpejtë e një doze përforcuese mund të jetë e vështirë për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve. Prandaj, shumë prej tyre vendosin të shkojnë në një qendër gjermane vaksinimi në qytete afër kufirit.

Holandezet janë zemëruar nga kjo pritje e gjatë dhe në kushtet kur duan të bëjnë turizëm, po kërkojnë të injektojnë në trupin e tyre një vaksinë që do t’i lejonte ata të udhëtonin lirshëm.

Dhe zgjidhja duket se është gjetur nga mijëra qytetarë  që janë dyndur javët e fundit drejt Gjermanisë për t’u vaksinuar. Autoritetet shëndetësore holandeze, aktualisht, këshillojnë qytetarët të mos vaksinohen jashtë vendit, pasi mund të shkaktohen vështirësi në njohjen zyrtare të vaksinave.

“Duhet të shkosh atje, të tregosh pasaportën dhe të plotësosh dokumentet. Dhe më pas mund të vaksinohesh“, shpjegon një qytetar.

Megjithatë, vështirësitë e mundshme të njohjes së vaksinave nuk i po i pengon holandezët, të cilët nxitojnë të marrin dozën e tretë pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre duan të udhëtojnë drejt Austrisë.

Dhe nëse ata nuk e kanë marrë një dozë të tretë, me mbërritjen në vend do t’i nënshtrohen menjëherë karantinës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts