Homazh-protestë në ish-Kampin e Vloçishtit/ Ervin Salianji: Nuk harrojmë! Do kërkojmë vendosjen e një memoriali dhe gjetjen e eshtrave të të humburve





Deputeti i zgjedhur i PD-së Ervin Salianji, së bashku me shoqatën anti-komuniste të të përndjekurve politikë organizuan një homazh-protestë në ish-kampin e Vloçishtit.

salianji 1

Në mesazhin e tij në rrjetet sociale Salianji thekson se Kampi i Vloçishtit ishte ndër të parët në ish-Evropën Lindore prandaj meriton të kujtohet.

Do kërkoj që një memorial të vendoset këtu në nderim të viktimave dhe intelektualëve që u detyruan të punojnë në kushte çnjerëzore. Gjithashtu do të kërkojmë që të nisë sa më parë procesi i gjetjes së eshtrave të të humburve”, shprehet Salianji.

Mesazhi i plotë

Nder i veçantë që bashkë me shoqatën antikomuniste të përndjekurve politikë dhe kryetarin e saj Nebil Cika organizuam homazh/protestë në ish kampin e Vloçishtit! Nuk harrojmë!

Kampi i Vlocishtit i ngritur ne 1946 per tharjen e Kenetes se Maliqit detyroi 2000 te burgosur politike te benin pune skllaveruese te detyruar. Ky kamp pune detyroi qindra intelektuale te kohes te punojne ne kushte te veshtira pune dhe shume prej tyre humben jeten. Ende sot nuk e dime se sa vete humben jeten.

Kampi i Vlocishtit ishte nder te paret ne ish Evropen Lindore ndaj sot meriton qe te kujtohet. Shqiperia ka pasur afersisht 100 kampe dhe burgje pergjate gjysem shekulli komunizem dhe sot nuk kemi asnje vend te ruajtur dhe muze.

Ketu ne kete kamp, humben jeten dhjetera ish te burgosur dhe eshtrat e tyre ende nuk jane gjetur, mes tyre intelektuale si At Josif Papamihali, hoxha Qazim Melçani, Tefik Hoxha, Riza Qako, Sulejman Vuciterni etj. Ketu punuan edhe Mitrush Kuteli dhe Ejell Coba.

Vlen te permendim edhe gjyqin e fabrikuar per “sabotatoret e tharjes se kenetes”. Per here te pare, ne vitin 1946, diktatura filmoi ekzekutimin e disa inxhinjereve te talentuar vetem sepse diktatori kerkonte te perhapte terror. U vrane para kamerave te pafajshmit Zyrika Mano, e cila ishte shtatzane, Vasil Mano, Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri.

Fatkeqesisht kenata u tha prej punes se detytuar dhe trajtimit kriminal te elites shqiptare. Ndaj sot kemi detyrim jo vetem te kujtojme cka ndodhur, por te denojme krimet e komunizmit dhe tregojme te verteten per brezin e ri.

Do kerkoj qe nje memorial te vendoset këtu në nderim te viktimave dhe intelektualeve qe u detyruan te punojne ne kushte cnjerezore. Gjithashtu, do do kërkojmë qe te nise sa me pare procesi i gjetjes se eshtrave te te humburve.

salianji 2

salianji 3

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *