Homazhet në TKOB për Ismail Kadarenë, Meta: E ngriti Shqipërinë në majën e letërsisë botërore! Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë!

homazhet ne tkob per ismail kadarene meta e ngriti shqiperine ne majen e letersise boterore gjenite si ai e kane te siguruar pavdekesine



































Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në homazhet në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik për shkak të një arresti kardiak.

meta

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Meta u shpreh se Kadare e ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore, atëherë kur Shqipëria ishte më izoluar se kurrë.

“Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit”, theksoi kreu i PL më tej.

Meta: E ngriti Shqipërinë dhe shqiptarët në majën e letërsisë botërore atëherë kur Shqipëria ishte me izoluar se kurrë. Edhe me sakrificat e tij i parapriu një epoke të re. I përjetshëm kujtimi i shkrimtarit tonë të madh e të papërsëritshëm Ismail Kadare. Gjenitë si ai e kanë të siguruar pavdekësinë sepse jetojnë përgjithmonë në ndërgjegjen e kombit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts