Honda tërheq nga tregu 750 mijë makina, shkak problemet me airbag

honda terheq nga tregu 750 mije makina shkak problemet me airbag

20:12 06/02/2024

Kompania e automjeteve, Honda ka tërhequr nga tregu 750 mijë makina në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një defekti me airbag.

Kompania ka njoftuar se problemi qëndron në sensorin e peshës në sediljen e parë të pasagjerit, që mund të krijojë qark të shkurtër dhe nuk jep sinjalin e duhur te airbag gjatë një aksidenti. Honda tha se do të zëvendësojë sensorin te këto automjete.

Bëhet fjalë për modelet Honda Pilot, Accord dhe Civic të viteve 2020-2022 dhe disa modele Honda CR-V dhe Passport të viteve 2020 dhe 2021.

Deri më tani nuk janë shënuar lëndime apo viktima nga ky defekt në airbag, por Honda shprehet se e ka zbuluar defektin dhe kërkon tërheqjen e 750 mijë mjeteve nga tregu amerikan për ta korrigjuar.

Gjithashtu, në Dhjetor, Honda tërhoqi 4.5 milionë automjete në të gjithë botën për problemet me pompën e karburantit.

/tvklan.al


Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts