Hong Kong, zjarr në World Trade Center, 100 persona të bllokuar në qendrën tregtare

Të paktën njëqind persona janë bllokuar në katin e 39-të të Qendrës Botërore të Tregtisë në Hong Kong për shkak të një zjarri.

Mediat lokale raportojnë se tetë persona u shpëtuan dhe u dërguan në spital, ndërsa zjarrfikësit po shuajnë flakët dhe po bëjnë evakuimin e godinës, ku ka ende dhjetëra persona brenda qendrës.

Tymi doli nga Qendra Botërore e Tregtisë, një qendër tregtare dhe komplekse zyrash në distriktin e ngarkuar të Causeway Bay, rreth mesditës. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.