Horror në Iran, bashkëshorti i pret kokën gruas 17-vjeçare

horror ne iran bashkeshorti i pret koken gruas 17 vjecare

horror ne iran bashkeshorti i pret koken gruas 17 vjecare

10:51 07/02/2022

Një ngjarje horror ka ndodhur në Iran. Një person ka vrarë bashkëshorten dhe me kokën e saj të prerë ka ecur nëpër rrugët e qytetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Ahgvaz të shtunën.

Viktima ishte vetëm 17 vjeçe. E reja sapo ishte kthyer nga Turqia, ku kishte udhëtuar për arsye që ende nuk dihen. Më i rëndë është fakti se babai i viktimës ndihmoi autorin, të cilin e ka edhe nip, që ta kthente vajzën e re në atdhe.

Pastaj vrasja është kryer nga bashkëshorti i viktimës dhe vëllai i tij, të cilët janë vënë në pranga. Kjo ngjarje është pjesë e vrasjeve të nderit në Iran, që vazhdojnë të jenë të përhapura në disa zona të vendit si pasojë e besimit dhe ligjit islamik.

Një nen i Kushtetutës së Iranit e përjashton nga dënimi bashkëshortin nëse ai e vret gruan për tradhti. Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, rreth 60 gra kanë rënë viktima të vrasjeve të nderit në Iran, disa prej tyre ishin 10 ose 15 vjeçe. Asnjë prej autorëve nuk është arrestuar pasi familjarët nuk kanë kallëzuar rastet.

Sipas revistës Lancet, të paktën 8 mijë vrasje nderi kanë ndodhur në Iran përgjatë viteve 2010-2014, por vetëm pak prej tyre janë raportuar.

Sipas Sheriatit vetëm “zotëruesit e gjakut” të cilët supozohen të jenë familjarët lejohet të kërkojnë ekzekutimin e vrasësit të të afërmit të tyre. Prandaj për këtë arsye  shumica e vrasjeve për nder mbeten të pandëshkuara pasi familjarët nuk kërkojnë dënim të rëndë për një anëtar tjetër të familjes. /tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts