
13:37 12/02/2022
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku një adoleshent është arrestuar pasi ka vrarë të gjithë anëtarët e familjes së tij.
Sipas mediave vendase, 15-vjeçari ka qëlluar për vdekje dy prindërit dhe vëllain e tij 10 vjeç. E gjitha ndodhi pas debatit për notat e tij në shkollë.
Krimi ndodhi mbrëmjen e të martës në një zonë rurale 20 kilometra larg qytetit Alicante. Ngjarja nuk ishte zbuluar deri mbrëmjen e të premtes, kur një i afërm i familjes shkoi në banesën e tyre dhe zbuloi krimin e rëndë.
“Tezja e 15-vjeçarit shkoi në shtëpi sepse nuk kishte folur me ta prej disa ditësh dhe atëherë nipi i saj i tha se ai ka vrarë babanë, nënën dhe vëllain e tij”, tha një zëdhënës policie për AFP.
Më pas, ajo lajmëroi policinë, ndërsa hetuesit gjetën trupat e 3 viktimave brenda shtëpisë.
15-vjeçari u arrestua, ndërsa ai tregoi se prej 3 ditësh qëndronte brenda shtëpisë i vetëm me 3 trupat e pajetë të familjarëve të tij që kishte vrarë.
Ai u tha hetuesve se kishte debatuar me nënën e tij për notat e shkollës. Më pas mori pushkën e gjuetisë së babait dhe qëlloi nënën, vëllain 10 vjeç dhe në fund të atin. /tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al