HRW: Sulmet e IS-it ndaj shiitëve janë krime kundër njerëzimit

Një grua kalon pranë varreve të komunitetit shiit në një kodër në periferi të Kabulit, Afganistan, 20 tetor 2021. Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), ka paralajmëruar se sulmet kundër pakicës shiite të Afganistanit të kryera nga një degë e grupit ekstremist Shteti Islamik përbëjnë krime kundër njerëzimit.

Shteti Islamik-Provinca Khorasan (IS-K), një degë e IS-it që vepron në Afganistan ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet më të rënda të kohëve të fundit në Afganistan, duke përfshirë sulme vetëvrasëse ndaj besimtarëve shiitë nga grupi i pakicës Hazara. Rreth 150 njerëz janë vrarë këtë muaj nga sulmet që kanë ndodhur në xhamitë në provincat Kunduz dhe Kandahar. Ky grup ka marrë përgjegjësinë edhe për sulmin vetëvrasës të 29 gushtit 2021 në aeroportin e Kabulit ku mbeten të vdekur rreth 170 afganë, kryesisht civilë.

Sulmi ndodhi derisa Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate po tërhiqnin personelin dhe bashkëpunëtorët afganë, në fazën e fundit të përfundimit të luftës rreth 20 vjeçare në këtë vend. Një sulmues vetëvrasës i IS-K e hodhi veten në erë brenda një xhamie shiite në provincën veriore të Kunduzit më 8 tetor, duke vrarë më shumë se 70 njerëz.

“Në mënyrë të përsëritur, grupi i armatosur IS-K ka kryer sulme shkatërruese që duket se janë bërë për të përhapur terror dhe për të shkaktuar vuajtje maksimale veçanërisht në komunitetin Hazara të Afganistanit”, tha Patricia Gossman, drejtoreshë për rajonin e Azisë në HRW, organizatë kjo me bazë në Nju Jork. Përmes një deklarate HRW tha se “sulmet e shumta që shënjestrojnë Hazarasit përbëjnë krime kundër njerëzimit dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”. Komuniteti shiit Hazara është grupi i tretë më i madh etnik i Afganistanit.

Për kohë shumë të gjatë ata janë përballur me diskriminim dhe persekutim në Afganistan. Grupi ekstremist IS-K i konsideron myslimanët shiitë si mohues të fesë. Pjesëtarët e IS-K gjithashtu janë kundërshtues të udhëheqësve talibanë sunitë të Afganistanit. Talibanët morën kontrollin e Afganistanit në fund të muajit gusht. “Që nga pushtimi i Afganistanit nga ana e talibanëve sulmet e tmerrshme të IS-K ndaj civilëve nuk kanë shënuar rënie dhe mbase ato po shtohen. Autoritetet talibane duhet të miratojnë masa për të mbrojtur pakicat fetare”, tha Gossman. Sulmet e shpeshta të militantëve të IS-it në Afganistan i kanë lënë në hije pretendimet e talibanëve se udhëheqja e tyre ka sjellur paqe në Afganistan. Talibanët vazhdimisht po e minimizojnë kërcënimin që paraqet ky grup ekstremist.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *