Hulumtim, vaksina intranazale kundër COVID-19 efektive 100 për qind

Një grup i hulumtuesve nga SHBA-ja, arritën në përfundimin se vaksina intranazale kundër koronavirusit të ri (COVID-19) ka treguar imunitet efektiv dhe përhapje zero të virusit.

Sipas lajmit të “Financial Express”, hulumtimi i bërë mbi kafshët, ka zbuluar se vaksina intranazale (vaksinë me spërkatje në hundë) ndryshe nga ato me një dozë të vetme dhe vaksinat konvencionale ka treguar një efektivitet prej 100 për qind në aspektin e imunitetit dhe përhapjes.

Hulumtuesit zbuluan se vaksina njëdozëshe intranazale tek minjtë ka siguruar 10 për qind efektivitet kundër COVID-19 dhe se ka parandaluar përhapjen e virusit nga kafsha në kafshë.

Gjetjet mbi hulumtimin e zhvilluar nga një ekip i përbashkët i universiteteve Georgia dhe Iowa u publikuan në revistën “Science Advances”.

Fakti që vaksina, e cila administrohet vetëm në një dozë të vetme dhe e cila mund të ruhet në temperaturë normale të frigoriferit deri në 3 muaj, konsiderohet si një përmirësim i madh në aspektin e magazinimit.

Administrimi i vaksinës intranazale e bën vaksinimin më të arsyeshëm, veçanërisht për personat që kanë frikë nga gjilpërat.

Shumë kompani përfshirë Bharat Biotech dhe Senotize me qendër në Kanada janë duke punuar mbi vaksinat intranazale.

Gjithashtu edhe Rusia ka testuar këtë lloj të vaksinës kundër COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *