Humb betejën me koronavirusin në moshën 84-vjeçare ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi ish-Sekretari Amerikan i Shtetit, Colin Powell. Ai ka humbur betejën me virusin e rëndë në moshën 84-vjeçare.

Powell ka qenë sekretari i parë amerikan me ngjyrë dhe ka shërbyer në disa qeveri të republikanëve në SHBA.

Gjatë kryerjes së funksioneve në qeverinë amerikane, Powell shpesh herë ka kontribuuar në marrjen e vendimeve kyçe në politikën e jashtme amerikane. Familjarët kanë njoftuar se Powell ka ndërruar jetë nga komplikimet si pasojë e infektimit me Covid-19.

“Gjenerali Colin L. Powell, ish -sekretari amerikan i Shtetit, vdiq këtë mëngjes për shkak të komplikimeve nga Covid 19″, shkruan familja Powell, në njoftimin e tyre në Facebook.

“Ne kemi humbur burrin, babain, gjyshin dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur”, vijon deklarata e familjes, e cila ka theksuar gjithashtu se Powell ishte i vaksinuar me të dyjza dozat kundër koronavirusit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *