Humb jetën austronauti i ‘Blue Origin’

23:21 13/11/2021

49-vjeçari, Glen de Vries vdiq në një aksident ajror në New Jersey

Një astronaut, i cili fluturoi me një raketë të Blue Origin me yllin e Star Trek William Shatner ka humbur jetën në një aksident ajror në New Jersey.

Avioni me të cilin udhëtonte, 49-vjeçari Glen de Vries u rrëzua në Sussex, New Jersey pak para orës 15:00 të së enjtes, së bashku me të ishte dhe një 54-vjeçar.

De Vries ishte pjesë e ekuipazhit që fluturoi në raketën Neë Shepard të Blue Origin më 13 tetor me William Shatner, ky ishte fluturimi i dytë i Blue Origin për të transportuar njerëz.

“Jemi të shkatërruar kur dëgjojmë për vdekjen e papritur të Glen de Vries. Ai solli kaq shumë jetë dhe energji për të gjithë ekipin e Blue Origin dhe për shokët e tij të ekuipazhit. Pasioni për aviacionin, puna bamirëse dhe përkushtimi për pasionin e tij do të nderohen dhe admirohen gjatë.” shkroi në Twitter Blue Origin .

49-vjeçari më herët ishte shprehur i lumtur për mundësinë që i ishte dhënë për të punuar me Blue Origin dhe për të avancuar në industrinë hapësinore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.