Humb jetën fëmija palestinez i plagosur nga forcat izraelite

Një fëmijë 12-vjeçar palestinez, i cili u qëllua dhe u plagos nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar sot gjatë ditës, iu nënshtrua plagëve të tij, sipas banorëve lokalë dhe Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Fëmija, Mohammed al-Allami, u plagos në gjoks kur forcat izraelite hapën zjarr mbi një automjet në hyrje të qytetit Beit Ummar, në veri të El-Halilit (Hebron), tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë.

Ushtria izraelite në baza ditore ndërmerr sulme kundër palestinezëve dhe pronave të tyre në Bregun Perëndimor të okupuar, ndërsa Autoriteti Palestinez vazhdon të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare të mbrojë popullin palestinez, i cili vuan për dekada nën pushtim.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *