Humbën jetën 275 persona, ministria indiane kërkon hetim të veçantë për aksidentin në Odisha

humben jeten 275 persona ministria indiane kerkon hetim te vecante per aksidentin ne odisha

humben jeten 275 persona ministria indiane kerkon hetim te vecante per aksidentin ne odisha

09:06 05/06/2023

Ministria e Hekurudhave e Indisë ka kërkuar që agjencia më e lartë e detektivëve të vendit të hetojë përplasjen hekurudhore vdekjeprurëse që vrau 275 njerëz në Odisha.

Nuk është e qartë pse Bordi i Hekurudhave, organi më i lartë vendimmarrës i ministrisë, ka rekomanduar një hetim të veçantë nga Byroja Qendrore e Hetimit (CBI) kur hetimet e tjera kanë filluar tashmë. CBI heton shkaqe kriminale të profilit të lartë, duke përfshirë mashtrime të rënda financiare dhe vrasje.

Ministri, Ashwini Vaishnaw tha të dielën se sipas tij, shkaku kryesor i aksidentit dhe njerëzit përgjegjës për atë që ai e cilëson “vepër kriminale” ishin identifikuar. Ministri u bëri thirrje njerëzve të presin raportin përfundimtar.

humben jeten 275 persona ministria indiane kerkon hetim te vecante per aksidentin ne odisha

Në lidhje me aksidentin hekurudhor tragjik, kanë nisur hetimet e tjera dhe sipas raporteve paraprake, një defekt sinjali ka sjellë përplasjen e trenave që rezultoi fatale për qindra udhëtarë.

Përplasja e tre trenave të premten mbrëma të javës së shkuar, është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull.

Më shumë se 1000 persona pësuan lëndime dhe u dërguan në spitale. Disa familje janë ende në kërkim të njerëzve të tyre të dashur./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts