Humbi çdo gjurmë me qendrën, gjendet avioni në Kroaci, ende asnjë shenjë nga anëtarët në bord

Është gjetur aeroplani Cessna 182, i cili humbi dje gjurmët në Kroaci. Mediat kroate thonë se lokacioni i avionit është gjetur nga Brocanac me anë të dronëve.

Kjo u raportua përmes radios në bazë, siç dëshmuan gazetarët e Jutarnji list të cilët janë në fushë me një ekip tjetër pilotësh.

“Unë shoh pjesë të bishtit, krahëve dhe kabinës”, ka thënë piloti që gjeti aeroplanin.

Më shumë informacione priten të jepen së shpejti.

Kujtojmë se aeroplani po fluturonte nga drejtimi i Splitit për në Gjermani.

Në aeroplan ishin katër persona. Piloti është zviceran, dy pasagjerë kanë nënshtetësi gjermane dhe një kroat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.