Humbi thellë përballë Anglisë, mediat e Iranit fajësojnë “armiqtë e huaj” dhe protestat

humbi thelle perballe anglise mediat e iranit fajesojne armiqte e huaj dhe protestat
humbi thelle perballe anglise mediat e iranit fajesojne armiqte e huaj dhe protestat

18:45 22/11/2022

Irani humbi thellë të hënën përballë Anglisë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës. 6-2 ishte rezultati përfundimtar në favor të “3 Luanëve”. Por në Teheran kanë filluar justifikimet për këtë humbje.

Mediat lokale kanë fajësuar për humbjen protestat kundër Republikës Islamike që kanë nisur që me 16 Shtator, pas vrasjes së 22-vjeçares Mahsa Amini nga policia e moralit. Gazetat iraniane kanë akuzuar armiqtë e huaj, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë, Izraelin për nxitjen e protestave, me qëllimin e vetëm, eliminimin e ekipit kombëtar.

“Irani – 2; Anglia, Izraeli, Arabia Saudite dhe tradhtarët – 6”, shkruhej në lajmin kryesor të së përditshmesh Kayhan. Gazeta, drejtori i së cilës caktohet nga Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se humbja e Iranit erdhi pas “disa javësh luftë psikologjike të paprecedentë dhe të padrejtë kundër ekipit… nga tradhtarët vendas e të huaj”. Aty shtohej se një “rrymë mediatike politike” ka kërkuar të “dëmtojë shpirtin e ekipit të Iranit duke i sulmuar ata”.

Por gjatë ndeshjes së të hënës, tifozët iranianë thirrën emrin e Aminit, mbajtën bluza dhe banderola me slogane proteste dhe fishkëllyen himnin kombëtar. Në Iran llogaritet që të paktën 419 persona të kenë humbur jetën që pas shpërthimit të protestave.  

Ndërkohë gjatë ndeshjes që u luajt të hënën u raportua se në rrugët e Teheranit, qytetarët shpërthyen në brohorima kur shënonte Anglia, ndërsa në fund të ndeshjes shoferët i binin borive në shenjë gëzimi./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts