Humbja e thellë me Gramshin, te Elbasani analizë pas “shkundjes” në derbi








Humbja në shifrat e thella 4-0 në Gramsh ka lënë shije të hidhur tek Elbasani. Edhe pse vinin pas dy rezultatesh pozitive dhe mbanin vendin e parë në klasifikim, u thyen në derbi.

elbasani

Tani verdheblutë janë parakaluar nga 4 skuadra, me vetëm një pikë diferencë. Anxhelo Suta e la skuadrën dy ditë pushim dhe vetëm sot elbasanasit do t’i rikthehen asaj.

Mësohet se trajneri do të bëjë një analizë të thellë me lojtarët për të evidentuar problemet dhe pjesën ku çaloi ekipi. Trajneri nuk i ka përtypur mirë rastet e humbura dhe ngathtësinë në mbrojtje, tema që do të jenë pjesë e kësaj analize. Elbasani ka hyrë këtë sezon me synimet për të siguruar ngjitjen, por duket se nuk do ta ketë të lehtë.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *