Humbja ndaj Dritës rezulton fatale, Klodian Duro mbyll bashkëpunimin me Feronikelin. Ja kush e zëvendëson



Humbja ndaj kampionëve të Dritës ka rezultuar fatale për trajnerin Klodian Duro. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Feronikelit, bën me dije se ka shkëputur bashkëpunimin me elbasanasin, teksa vendin e tij do e marrë tekniku Faruk Elashani. 

klodian duro

Eliminimi nga Kupa e Kosovës si dhe momenti tepër i vështirë që skuadra nga Nikli po kalon në kampionat, ka sosur durimin e drejtuesve, të cilët kanë vendosur ta mbyllin këtu me Duron. Vlen të theksohet se Feronikeli rrezikon rënien nga kategoria, teksa në 32 javë ka grumbulluar 35 pikë, 2 më shumë se Arbëria e vendit të parafundit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Komunikatë për media

FC Feronikeli, nëpërmjet kësaj komunikate për media, konfirmon që ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin e klubit, Klodian Duro.

Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprjerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro.

FC Feronikeli falënderon trajnerin, Klodian Duro dhe i dëshiron sukses në karrierën e tij të mëtutjeshme.

Drejtimin e klubit, tani në pozitën e kryetrajnerit, do ta marrë, Faruk Elshani.

feronikeli

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *