Humbja në zgjedhje/ Deputeti i Elbasanit thirrje Bashës: Bëj një hap pas që të bashkohen demokratët






Në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të bëjë një hap pas në mënyrë që të bashkohen demokratët.

-800-0-61dfcdda2262b

Nga burimet brenda grupit të PD-së, të zbardhur nga gazeta Panorama bëhet e ditur se Gështenja ka kërkuar një reflektim të thellë nga vetë Basha dhe pastaj të gjithë të tjerët në mënyrë që të shpëtohet PD-ja, ndërsa shtoi se demokratët sot janë të ndarë.Lefter_Geshtenja

Duhet të bëni një hap pas ju i pari pastaj me radhë të gjithë në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet me kështu duhet reflektim i thellë nga të gjithë  nga ju i pari,  duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD-në. Nëse na dhimbset vërtetë PD-ja duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë. Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratet janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren janë larguar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu“, është shprehur Gështenja.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.