Humbja në zgjedhjet e pjesshme, Basha: Jam në dispozicion në të gjitha format për zgjidhjen e situatës brenda PD






lulzim basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i gatshëm për të ofruar gjithçka me qëllim zgjidhjen e situatës brenda Partisë Demokratike, e cila në zgjedhjet e pjesshme nuk fitoi asnjë bashki.

Ne një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar që zgjati mbi 6 orë Basha u shpreh se të gjithë demokratët i përbashkon vendosmëria për të qenë të bashkuar. Ai u shpreh se përgjegjësia kryesore bie mbi të, ndaj tha se është në dispozicion për të zgjidhur këtë situatë në të gjitha format.

“Ajo që dua t’iu them sot, është që grupi parlamentar ka pasur një diskutim të gjatë me shumë përgjegjësi për gjendjen ku ndodhet Partia Demokratike. Dhe kam konstatuar se na përbashkon ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe sot në hyrje të takimit, ajo që iu thashë edhe dje, edhe pardje. Vendosmëria për të bërë gjithçka për të përbashkuar Partinë Demokratike. Dhe padiskutim që si kryetar i Partisë Demokratike, përgjegjësia kryesore bie mbi mua, ndaj ndava me grupin parlamentar në këtë diskutim të gjatë dhe të frytshëm atë që do të ndajë edhe me institucionet e tjera të partisë, vënien time në dispozicion të zgjidhjes në të gjitha format dhe mënyrat e mundshme që ndihmojnë përbashkimin e Partisë Demokratike dhe ecjen e demokratëve përpara”, tha Basha.

Ne mbledhjen e grupit parlamentar eshte propozuar ngritja e një grupi të përbashkët për bashkimin e partisë. Mësohet po ashtu se ka propozime të ndryshme se kur duhen të organizohen zgjedhjet me fokus rindërtimin e besimit dhe bashkimin e demokrateve. Këto propozime do të diskutohen edhe me kolegjin e kryetareve, kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, për të marrë dhe mendimin e tyre.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *