Humbja turpëruese 6-1/ Murinjo sulmon mbrojtësit: Rivali ishte si Moto GP, ndërsa ne si biçikleta








Humbja turpëruese 6-1 ndaj skuadrës norvegjeze të Bodo/Glimt ka lënë pasoja tek Roma që është bërë tema e ditës në mediat italiane, por jo vetëm.

murinjo

Trajneri Zhoze Murinjo nuk ka nguruar të kritikojë skuadrën pas ndeshjes, por gjithashtu mori përgjegjësinë për skuadrën e hedhur në fushë ndaj norvegjezëve.

“Pasi shkuam 3-1, ne humbëm vëmendjen dhe duke sikur ata shënonin sa herë që merrnin topin. Shpjegimi është i qartë, ata ishin më të fortë dhe është faji im, sepse ekipi i tyre i parë është më i mirë se ekipi ynë i dytë. Pala më cilësore fitoi ndeshjen.

Është përgjegjësia ime, zgjodha të përdor këta lojtarë. Megjithatë, nëse do të kisha luajtur me ekipin e parë, dikush mund të lëndohej, atëherë do të pësonim katër ose pesë gola kundër Napolit të dielën dhe ai vendim do të konsiderohej gjithashtu i gabuar.

Kur katër apo pesë javë më parë thashë se duhej të shkonim në Vatikan për t’u lutur për të mos pasur lëndime, e dija se për çfarë po flisja. 11-shja që Bodo kishte sot në fushë ishte me më shumë cilësi sesa ekipi ynë i dytë. Me sa duket, duhet të vazhdoj të aktivizoj të njëjtët djem në çdo ndeshje dhe t’i çoj ata në kufijtë e rraskapitjes.

Trajneri shtoi edhe më shumë kritikat kur u pyet nëse e kishte nënvlerësuar skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt.

“Jo, mbase i kam mbivlerësuar aftësitë e lojtarëve të mi. E dija që Bodo/Glimt ishite kundërshtari më i fortë në këtë grup, por kisha shpresuar se do të luanim ndryshe. Dukej sikur Solbaken ishte në një motor MotoGP dhe mbrojtësit tanë ishin në një biçikletë. Herën tjetër në Romë, Gianluka Mançini dhe Matias Vina do të jenë gati për të’’, mbylli fjalën e tij Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *