Hungaria apel Bullgarisë

hungaria apel bullgarise
hungaria apel bullgarise

23:20 16/11/2021

Të hiqet dorë nga vetoja për Shkupin

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto i bëri thirrje BE-së që të përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor në bllok.

Szijjarto tha se Hungaria pret që Brukseli të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe të hapë të paktën dy kapituj të anëtarësimit me Serbinë para fundit të këtij viti.

Kushdo që e bllokon këtë duhet të mbajë përgjegjësi për dëmet e përmasave historike që do të shkaktojë në këtë rajon”, tha Sijarto.

Kryediplomati hungarez nuk e përmendi veton bullgare por mesazhet e tij ishin në një farë mënyre akuzë për Sofjen që po mban peng negociatat me veton ndaj Shkupit.

Ndërkaq i emëruari për kryeministër Kiril Petkov drejtuesi i partisë në “Vazhdojmë Ndryshimin” që fitoi pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 Nëntorit në Bullgari, tha se bisedimet do të fillonin me tre grupe të tjera parlamentare për formimin e një qeverie që do duhet të votohet nga Asambleja e re Kombëtare.

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari të 14 Nëntorit ishin të tretat e vendit në vitin 2021, pasi dy të mëparshmet nuk rezultuan në zgjedhjen e një qeverie dhe për pasojë edhe vendimarrja për negociatat është e paqartë.

Ndërkaq Ministri i Jashtëm grek Niko Dendias realizoi një takim jozyrtar të ministrave të jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore per te nxitur hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts