Hungaria dhe Serbia do të ndërtojnë një tubacion të ri nafte

hungaria dhe serbia do te ndertojne nje tubacion te ri nafte
hungaria dhe serbia do te ndertojne nje tubacion te ri nafte

13:56 10/10/2022

Ky tubacion do të transportoje naftë nga Rusia  për në Serbi

Ndërsa shumë vende evropiane janë në kërkim të alternativave të tjera për naftën dhe gazin rus Serbia dhe Hungaria nuk janë të gatshme të marrin një vendim të tillë.

Këto dy vende kanë rënë dakord të ndërtojnë një tubacion për të furnizuar Serbinë me naftë ruse përmes tubacionit të naftës Druzhba. Javën e kaluar Bashkimi Evropian ra dakord për sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, të cilat përfshijnë një kufi të çmimit të naftës për dërgesat ruse të naftës së papërpunuar nga deti në vendet e treta.

Serbia  furnizohet me naftë nëpërmjet tubacionit JANAF nga Kroacia por Beogradi nuk do të furnizohet më për shkak se ky tubacion është në listën e sanksioneve perëndimore.

“Tubacioni i ri i naftës do t’i mundësonte Serbisë të furnizohej me naftë bruto më të lirë Urals, duke u lidhur me tubacionin e naftës Druzhba,” shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs.

Dega jugore e tubacionit Druzhba , kalon përmes Ukrainës në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke dhe ka qenë burimi kryesor i furnizimit për rafineritë e të tre vendeve për vite me rradhë.

Kompania e vetme serbe e naftës është NIS, në të cilën kompanitë ruse Gazprom Neft dhe Gazprom së bashku kanë shumicën e aksioneve.

Në fillim të këtij muaji, Hungaria deklaroi  se do ta ndihmonte Serbinë me gaz nëse do të ishte e nevojshme ndërsa vetë kryeministri Viktor Orban ka bërë me dije se vendi ka rezerva që mbulojnë rreth pesë deri në gjashtë muaj konsum.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts