Hungaria heq kufizimet e Covid-19

11:11 21/05/2021

Hungaria i ka thënë lamtumirë mbajtjes së maskave. Qeveria ka hequr shumicën e kufizimeve të Covid-19 duke përfshirë shtetrrethimin gjatë natës.

Sipas Reuters numri i të vaksinuarve pritet të arrijë 5 milion këtë fundjavë. Orban i tha radios shtetërore se maskat nuk është më nevoja të mbahen në publik, por në grumbullimet deri në 500 njerëz dhe në ambientet e mbyllura do të mbahen. Kreu i Hungarisë bëri të ditur se vendi tanimë e ka mundur valën e tretë të pandemisë.

[embedded content]

Hungaria është i vetmi vend i BE që ka aprovuar dhe përdorur vaksina ruse dhe kineze në sasi të mëdha para se Agjencia Evropiane e Barnave t’i shqyrtojë ose miratojë ato. Kjo i ka mundësuar asaj të arrijë një nga nivelet më të larta të vaksinimit të BE-së, me 50% të popullsisë së saj prej rreth 10 milionësh.

Shumica e bizneseve tashmë janë hapur, duke përfshirë hotelet, restorantet, pastaj teatrot, kinematë, palestrat dhe vendet tjera sportive. Kryeministri Orban ka thënë se rritja ekonomike këtë vit pritet të jetë më e lartë se parashikimi aktual i qeverisë prej 4.3 %.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *